Lajme - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Të ndryshme
LAJME / NJOFTIME

 
VIZITA E SHKRIMTARIT ARIF DEMOLLI NË VJENË

Një grup intelektualësh shqiptarë gjatë takimit me shkrimtarin Arif Demolli, Vjenë, 10 qershor 2012
Në qershor të vitit 2012 shkrimtari Arif Demolli dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës z. Nuhi Gashi qëndruan për një vizitë zyrtare në Austri. Të shoqëruar edhe nga albanologu zviceran DDr. Basil Schader morën pjesë në seminare të ndryshme për mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku edhe mbajtën ligjerata në lidhje me këtë temë. Gjithashtu u prezantuan edhe materialet më të reja për mësimin plotësues.

Me këtë rast, Shoqata Kulturore "Aleksandër Moisiu" dhe Shoqata e Mësuesëve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri "VALE" organizuan një orë letrare – kulturore. Shumë nxënës të mësimit plotësues u prezantuan me këngë e recitime dhe treguan aftësitë e tyre në vegla të ndryshme muzikore.

Më pastaj u hap edhe ora poetike, ku poetët e Shoqatës Kulturore "Aleksandër Moisiu" prezantuan disa nga krijimet e tyre.

Përndryshe, shkrimtari Arif Demolli u lind në fshatin Murrizaj, komuna e Prishtinës, ku edhe mori mësimet e para. Në Prishtinë mbaroi shkollën normale dhe Universitetin, drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe. Punoi si arsimtar një vit e pastaj iu përkushtua gazetarisë. Ishte aktiv në gazetën "Bota e Re", në Televizionin e Prishtinës dhe në revistat "Fjala" dhe "Pionieri". Është autor i shumë veprave letrare dhe dhjetëra teksteve mësimore shkollore. Ka fituar disa çmime, ndër ta edhe çmimin "Vehbi Kikaj". Ai është edhe koordinator në hartimin e teksteve mësimore për nxënësit në diasporë.

Linku në:
NJË KAFE ME BACËN ADEM DEMAÇI NË VJENË

Mbrapa nga majtas: Amir Januzaj, Hazir Mehmeti
dhe Anton Marku
Përpara nga majtas: Ragip Dragusha,
Prof. Dr. Shyqeri Galica, Baca Adem Demaçi dhe Besim Xhelili, Vjenë, 4 nëntor 2012
Gjatë rrugëtimit me rastin e promovimit të veprës së tij në diasporë, intelektuali dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës qëndroi edhe në Vjenë. Me këtë rast ambasada e republikës së Kosovës në Vjenë organizoi promovimin dhe mbajtjen e një ore letrare. Manifestimin e hapi vetë ambasadori z. Dr. Sabri Kiqmari, ndërsa për veprën e Adem Demaçit foli prof. Shyqri Galica, nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë znj. Sidonia Gall.

Kryesia e Shoqatës Kulturore "Aleksandër Moisiu" pati rastin të njihet nga afër me Adem Demaçin, duke e ftuar në një takim rasti për një kafe në ambientet e këndshme të hotelit "Strauss" në Vjenë. U bisedua për punën e deritashme të shoqatës si dhe planet e synimet për të ardhmen.

Duke uruar për punën që kjo shoqatë bën në afrimin e poetëve, shkrimtarëve dhe shoqatave të tjera, Adem Demaçi vlerësoi lartë edhe punën e botimeve dhe promovimeve të veprave të krijuesëve shqiptarë në Austri. U shpreh edhe dëshira për një bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.
VIZITË AMBASADËS SË SHQIPËRISË NË VJENË

Amir Januzaj, Dr. Vili Minarolli dhe Besim Xhelili,
Vjenë, 28 prill 2012
Me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë, Austri z. Vili Minarolli, anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Kulturore "Aleksandër Moisiu", në përbërje të kryetarit Besim Xhelili dhe arkëtarit Amir Januzaj vizituan të premten, më 20 prill 2012 ambasadën e shtetit shqiptar në Vjenë. Në këtë takim mori pjesë edhe intelektuali z. Ajet Shira.

Në fillim kryetari i shoqatës e falënderoi ambasadorin për ftesën dhe tha se kjo është një shenjë e mirë nga ana e ambasadorit dhe tregon interesin që ka ky institucion i shtetit shqiptar, që edhe në mërgim të bëhet diçka në përkrahjen e iniciativave që kanë të bëjnë me gjallërimin e jetës kulturore të mërgimtarëve tanë me banim në Austri. Ambasadori u njoftua me përbërjen e shoqatës, punën e deritashme dhe qëllimet për të ardhmen. Amir Januzaj shtoi se shoqata ka faqen e saj në internet, janë bërë disa prezantime të suksesshme para publikut dhe planifikohen edhe shumë aktivitete të tjera që janë paraparë sipas planit vjetor të punës së shoqatës.

Nga ana e tij, ambasadori tha se ndjehet i gëzuar që ka një shoqatë siç është Shoqata Kulturore "Aleksandër Moisiu", që mbledh rreth vetes krijues nga treva të ndryshme shqiptare që jetojnë anekënd Austrisë. Ai tha se kur ka qenë me punë si ambasador i shtetit shqiptar në Athinë, bashkë me disa atdhetarë të tjerë kanë krijuar Klubin e Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë "Drita". Në këtë drejtim propozoi që Shoqata Kulturore "Aleksandër Moisiu" të nisë bashkëpunimin edhe me Klubin "Drita", ku kjo Shoqatë do të kishte mundësi të prezantohej edhe në revistën letrare të këtij Klubi "Pelegrin". Kjo gjë u mirëprit nga mysafirët. Ambasadori Minarolli shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij dhe të ambasadës që për ndonjë rast të ndonjë aktiviteti Shoqatës Kulturore "Aleksandër Moisiu" t’i ofrojnë edhe lokacionet e ambasadës pasiqë siç tha ai „kjo është shtëpi e të gjithë neve“, duke menduar se të gjithë shqiptarët aty duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Për fund ambasadori u dhuroi Besim Xhelilit dhe Amir Januzajt nga një kopje të revistës "Pelegrin", ndërsa këta të fundit i dhuruan atij dhe ambasadës nga një kopje të përmbledhjeve të tyre me poezi.
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü