Këndi artistik - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Galeria
KËNDI ARTISTIK

Të dashur miq,
 
në këtë rubrikë të këndit artistik është paraparë që herëpashere të postohen krijime të ndryshme si: poezi, tregime, piktura etj. Përparësi kanë krijimet e anëtarëve të Lidhjes sonë, por edhe të tjerë munden të dërgojnë krijimet e tyre dhe ne, sipas mundësisë do të mundohemi t’ua bëjmë një vend në këtë faqe.
 
Dërgoni krijimet e juaja në këtë adresë të Lidhjes info@moisiu.eu. Faleminderit!
 
Me respekt,
Kryesia



LOTI
 
Buron nga syri i buzëqeshur
Tregon të vërtetën që përjeton.
 
Rrjedh nëpër faqet e skuqura
Kullon edhe kur buzëqeshja pushon.
 
Rrjedh mbi plagët e hapura
Mundohesh që ta pastrosh.
 
Buzëqeshjen e lutë që të ndihmojë
Plagët e hapura t’i shërojë.
 
MË TREGO
 
Më thuaj, kush je që emrin ta di
Kthehu të të shoh unë ty.
 
Më ndihmo, që heshtjen ta kaloj
Më trego ku je që edhe unë të shkoj.
 
Të rrethuar me vallen e vdekjes
Si t‘ia bëjmë as vetë s‘e dimë.
 
Më tregoni  vallen e lirisë
Që edhe ne në atë valle të hyjmë.

Halit Ramadani, Linz


VELESHTARJA

Sot kam rënë në dashuri
Me një vashë sytë si engjëlli
Është e bukur dhe bujare
Emrin ia thonë veleshtare.

Më mahnite mori vashë
Rrugës me shoqet kur të pashë
Ato sy unë duke i kujtuar
Kam një shpresë për të jetuar.

Sytë e bukur, flokët e gjata
Në vdeksha do të të marr prapa
Dheu kurrë nuk do të më tretë
Po s’të gëzova dot në jetë...

(Mair Istrefi, Vjenë)


HIRIN E TRUPIT TIM

Hidheni në valën kaltëroshe të Jonit,
dallga të më puthë nurin e derdhur në hi,
të shëtis botës, t’i sillem breg më breg,
të pushoj brigjeve, aty ku dergjen zanat.
Përjetësia le të vallëzojë me fantazmat,
mes sirenave e shpirtrave të humbur,
andej, Trekëndëshit të Bermudeve,
le të prehet shpirti im, në qetësinë ngjyrë blu…


MOS NA VRISNI ME LULE

Ju,
që në secilin përvjetor bridhni varreve,
që para mediave shpalosni një hektar fytyrë,
ikni që të jetojmë qetë në mëmëdhenë tone!
Turpi juaj do jetoj për shumë mote...
Na quajtët shok, por ne nuk ishim kurrë shokët tuaj,
guxuat të na nderoni me një minutë heshtje,
ndërkohë që përditë shkelët mbi gjakun tonë...
Turpi do derdhet mbi ju, kësisoj...
Ju,
që harruat të gjallët e lirisë
e për heroizmin folët gjithë jetën tuaj,
mos na këndoni këngë, se këngën na e vratë ju vetë!
As me lule,
mos na vrisni...
Na lini të jetojmë në përjetësi!

(Dan Kosumi, Wels)

GËZIM EMINI, Piktor, Vjenë
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü