Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

IN MEMORIAM:
GJITHMONË NË KUJTIMET TONA

IN MEMORIAM:
GJITHMONË NË KUJTIMET TONA

DR. VLORË MEHMETI - TËRSHANI
1982-2017
KONKURSI LETRAR NË AUSTRI 2017
NJOFTIM

Krijuesit shqiptarë nga Austria pranohen anëtarë të rregullt në qarqet letrare austriake
Të nderuara zonja dhe zotërinj,

kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndesim në webfaqen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu" nga Vjena.

Kjo Lidhje u themelua në maj të vitit 2011 dhe mbledh rreth veti krijues nga të gjitha trevat shqiptare që jetojnë dhe punojnë anekënd Austrisë si shkrimtarë, poetë, artistë, publicistë, piktorë, skulptorë etj.

Pa dallime në bindjet fetare, politike, ideore, krahinore dhe dialektore, krijuesit shqiptarë që jetojnë në Austri kanë gjetur rrugën e një bashkëpunimi, ku i lidh puna e tyre nga lëmi të ndryshme si arti, poezia, tregimi, studimi, piktura, skulptura etj. Ky bashkëpunim u kurorëzua në nëntor të vitit 2012, me botimin e parë të përbashkët me rastin e manifestimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të titulluar "Illyricum". Një vit më pas, në nëntor të vitit 2013 doli nga botimi përkthimi i parë në gjermanisht i kësaj antologjie. Versionit në gjermanisht i janë shtuar edhe shumë krijues të tjerë shqiptarë nga të gjitha viset e Austrisë. Tek fusha "Botimet" mundeni të lexoni më hollësisht mbi botimet e Lidhjes dhe ato personale të krijuesve tanë.


FOTOGRAFI NGA AKTIVITETET

Orë letrare për nder të 17 Shkurtit 2017, Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Orë letrare me rastin e Javës së Integrimit Vjenez 2017
Orë letrare për nder të 28 Nëntorit 2016, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Orë letrare, Schladming, 10 maj 2014
FALËNDEROJMË PËRKRAHËSIT DHE MBËSHTETËSIT E LIDHJES

Çdo ndihmë sadoqoftë modeste, është e mirëseardhur. Ne ju mundësojmë reklamimin në webfaqen tonë (në ballinë dhe tek rubrika Vegëza, në aktivitetet tona dhe orët letrare dhe në botimet e veprat tona. Ju falënderojmë paraprakisht!


KËTU DO TË MUND TË ISHTE
REKLAMA JUAJ

NA KONTAKTONI!

TË DHËNAT BANKARE TË LIDHJES

Pranuesi: Aleksander Moisiu Wien
BLZ: 20111
Xhirollogaria: 821 407 47900
IBAN: AT09 20111 821 407 47900
BIC: GIBAATWWXXX

REZERVUAR PËR
REKLAMËN TUAJ

NA KONTAKTONI!
VIDEO NGA AKTIVITETET

Përurimi i veprës "Kohëthyerja" të autorit
Hazir Mehmeti, Vjenë, 23 qershor 2017

Orë letrare me rastin e
Javës së Integrimit Vjenez 2017
Ragip Dragusha "Migjenit", poezi

Dan Kosumi "Në oborrin e vatrës sime", poezi

LAJME / NJOFTIME

Vizita e shkrimtarit Arif Demolli në Vjenë

Një kafe me Bacën Adem Demaçi në Vjenë

Vizitë ambasadës së Shqipërisë në Vjenë


KËNDI ARTISTIK


ATDHEU
 
Atdheu është më shumë se një fjalë
apo disa gurë të bardhë kufiri
diku në harta
 
Atdheu është më shumë se kaq
ti e bartë atë me vete
ngado që të shkosh
kudo që të jesh
 
Ai jeton me ty
në çdo frymëmarrje tënde
 
Përderisa të ndjesh
aromën e tij mbi lëkurën tënde
zërit të tij shkoi pas
dhe kurrë mos i thuaj
lamtumirë

Anton Marku, Vjenë

AGIMI
 
Fitimtar mbi Dhe vjen ndritshëm
heshtur ledhaton fytyra të freskëta ëndrraplotë
me shenjtërimin e shpresës për ditën e re
Në madhështinë e jetës në magjen e hapur.
Dhe,
nën çati zgjohet një pëllumb,
pendlat ngrohë në rrezen e parë,
Fillim loje gu-gujekokëloje përmallshëm
Mirëmëngjesi pëllumbeshë!
Sillet tri herë dhe matë lartësitë
Laraskë lajmëtare krahon pendlat në degë.
para fluturimit ditor larg, larg
në agimin e ri atje përtej bjeshke
Kurse,
Unë numëroj ëndrrat e mbetura rrugës
përpëlitem në shpresë deri në Agim.

Hazir Mehmeti, Vjenë
PLAGA
(Mehës)

Më e lehtë do të ishte dhembja
Të më kishe thënë lamtumirën e fundit
Më leht do ta prisja lajmin
Të mos kishe thënë më prit se kthehem
Më e vogël do të ishte plaga
Të mos ishte borë dhe acar kur të vranë
Tmerri i të fshehtës do të ishte më i vogël
Të vdisje mes luleve dhe dritës së diellit
Më i lehtë do të ishte shpagimi
Ta prisje lindjen e djalit
Ç‘mall kishte pritja
Do ta mallkoja më pak këtë botë të çmendur
Të isha në çastet e fundit në fushbetejë
Ç’fjalë do të kishte amaneti yt
Të jetoje vetëm një ditë lirinë
Që i dha djersën gjakun rininë

Maj 1997

Resmije Uka, Knittelfeld

TË NGREJMË DOLLI
 
Nuk di ku më iku gjysmëshekulli!?
E kërkoi e s’e gjej dot!
Veç thinjave përzier me flokët,
Mbi fytyrë ndonjë rrudhë e fortë.
 
Isha në largësi nënë,
Ti mend e mban!
Kur më solle në jetë,
si lule të bardhë.
 
Më uro, çfarë zemra të thotë,
Veç mos më thuaj ku je?
Se më rrjedhin lotë.
 
Nuk i trembem kohës,
Që mua më plakë,
Për ditët tua që ikin,
Zemra m’kullon gjak.
 
Të dua o nënë,
Deri në pafundësi,
Botën e “vogël” nuk do njihja,
Sikur mos të ishe Ti.
 
Pra, do ngremë dolli,
Ta mbush një gotë?
Unë po e pi përzier t’imen
Me ca pika lot!

Vjollca Koni, Wiener Neustadt

MELODI ME TINGUJ T’FIKUR
 
O melodi e qëndisur me tinguj t’fikur
Vjeshta mbaroi dhe ne më s’u pamë,
Mes vargjeve një lule seç ka zbritur
Pret t’pathënat që kurrë s’i thamë...
 
Nëse një buzëqeshje nga zemra buron
Ajo s’guxon të thahet apo të shuhet
Dy buzët kur një afsh i puthit e bashkon
Një fat i mirë n’librat hyjnorë shkruhet...
 
Mos i kthe fjalët n’plumba që shkatërrojnë
Po as mos m’i thuaj ashtu t’më lëndojnë,
E drejt meje nëse ndjenjat të tërheqin
Mua rrugën te ti mos i le lotët t’ma ndreqin...
 
Vaj qyqesh nëse zemrën ma shkrumbon
Ti mos vrapo nëpër ëndrra e trishtuar
Mbahu fort, koha çdo gjë një ditë shëron
Lumturia secilit me kohë i është caktuar...
 
Çdo gjë në jetë zëvendësohet
Buzëqeshja e varfër me një të re,
Dhe zemra e vdekur gjallërohet
Një njeri shpirtkulluar afër kur e ke...
 
Do shëroj zemrën, mos ji e mërzitur
S’ka vend për frikë se po të pengoj
Përditë nëse do dergjem duke t’pritur
Mbaje mend se sa fort të dashuroj...

Besim Xhelili, Vjenë

AT'HERË
 
At'herë n'fytyrën tande shikoja
Faqe të kuqe si top sheqer,
N'andrrat e mija fluturoja
Mbi trupin tand si harabel.
 
O gonxhe e pa çelun, drandafile
Mbushur me aromë, n'bohqe mbështjell,
Ndonëse jam larg sot ndër vite
Amël kujtesa ime të përcjell.
 
Ende për mua ti sot ke mbetun
Lule e freskët si drandofil,
Se n'shpirtin tand unë kam gjetur
Atë lule që s'vyshket: Njeriun e mirë.
 
ZOGU JETIM
 
Zog i vogël, m’thuej nji herë
Çfarë t’ka gjetë që rri mendue,
Kur të gjeta tuj pritë n'derë
N’krahë m'u hodhe tuj flut'rue.
 
Tash sa kohë që jemi njoftë
Bashkë shumë gjana kem' tregue,
Je ushqye e t’kam mbajtë ngrohtë
Por, sot m’dukesh përmallue.
 
Kur të mora n’krahë atë ditë
Zemrën mu ma ke përkdhelë,
M’the prej tejet s’kam me ikë
Tuj buzëqeshë ti shend e verë.

Ragip Dragusha, Vjenë

ANTOLOGJITË E LIDHJES

Në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë LSHKSHA "Aleksandër Moisiu" botoi antologjinë e parë të krijuesve shqiptarë në Austri "Illyricum". Kjo antologji u përurua dhe u prezantua në Vjenë, në vendlindje dhe në diasporë. Një vit më pas, pra në vitin 2013 e njëjta antologji, e pasuruar me disa krijues të tjerë shqiptarë nga Austria, u botua në gjuhën gjermane. Kësaj radhe në bashkëpunim me PEN Klubin austriak dhe Shtëpinë Botuese “Plattform Martinek”. Përkthimin e bëri Dr. Kurt Gostentschnigg nga Universiteti i Graz-it.

Me rastin e manifestimeve të festës së 17 Shkurtit 2017, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, gjeti dritën e botimit antologjia e dytë “Illyricum”. Në proces e sipër është përkthimi dhe përgatitja për botim në gjuhën gjermane e kësaj antologjie, dhe pritet që deri në maj të vitit 2018 të del nga botimi dhe t’u ofrohet lexuesve shqiptarë, gjermanofolës dhe të tjerëve.

Gjithashtu edhe thesari i anëtarëve tanë pasurohet vazhdimisht me botime të reja personale në prozë, poezi etj.
Për më shumë informata kaloni tek rubrika Botimet personale.
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü