Historiku - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

HISTORIKU I THEMELIMIT TË LSHKSHA "ALEKSANDËR MOISIU", VJENË

Në maj të vitit 2011 nisi ideja për themelimin e një shoqate të krijuesve shqiptarë në Austri, që për synim do të kishte prezantimin e kulturës sonë përpara vendasve dhe të huajve këtu në Austri. Kjo, në radhë të parë përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, letrare dhe shoqërore. Një nga qëllimet kryesore është edhe integrimi sa më i lehtë dhe efikas i etnitetit tonë dhe i gjeneratave tona që vijnë në shoqërinë dhe shtetin ku jetojmë.

Nismëtar i kësaj ideje ishte poeti Anton Marku, ndërsa grupi themelues në përbërje Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Amir Januzaj vendosi që shoqata ta merr emrin e paraardhësit tonë, artistit të madh me famë botërore që jetoi pikërisht këtu në Vjenë, Aleksandër Moisiut. U zgjodh kryesia, kryetar Besim Xhelili, sekretar Anton Marku, arkëtar dhe administrator Amir Januzaj, për marrëdhënie me jashtë Hazir Mehmeti dhe si anëtarë të kryesisë së ngushtë Ragip Dragusha, Dan Kosumi dhe Edona Ramadani. Nga 2 dhjetori i vitit 2011 Shoqata Kulturore "Aleksandër Moisiu" është e regjistruar pranë organeve përkatëse austriake. Më 14 janar 2012 Shoqata bëri promovimin e saj, u prezantua Kryesia dhe anëtarët e Shoqatës dhe publikut pjesëmarrës iu ofrua një program i pasur letrar.

Në vazhdim të aktiviteteve krijuesit e shoqatës organizuan dhe u prezantuan nëpër orë të ndryshme letrare në Austri, Gjermani, në vendlindje etj. Si fryt i një bashkëpunimi të mirë dolën nga botimi antologjia e parë e titulluar "Illyricum" si dhe disa tituj të tjerë me krijimet personale të anëtarëve. Në mbledhjen e 1 korrikut 2013 kryesia vendosi për një ndryshim të emrit të shoqatës në Lidhje të Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, shkurt LSHKSHA dhe u njoftuan autoritetet përgjegjëse austriake.

LSHKSHA shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha Shoqatat, Subjektet, Klubet, Lidhjet dhe grupimet e ngjashme, qoftë shqiptare apo të huaja që veprojnë në Austri po dhe jashtë saj. Deri më tash ka të nënshkruar Memorandume bashkëpunimi me Shoqërinë e Akademikëve Shqiptarë në Gjermani "Dija", me "Lëvizjen e Gruas Shqiptare", Linz, me Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, Shoqatën Integruese dhe Kulturore "Stublla", Graz, Shoqatën Shqiptaro - Austriake "Skënderbeu", Kapfenberg, Shoqatën Shqiptare "Dy Korriku", Wiener Neustadt etj.

Të gjithë të interesuarit si krijues, autorë, shkrimtarë, artistë etj., i kanë dyert e Shoqatës të hapura dhe janë të mirëseardhur.

Mundësitë e kontaktimit: www.moisiu.eu

Disa shkrime mbi themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu", Vjenë


Nga e majta: Hazir Mehmeti, Anton Marku, Amir Januzaj dhe Besim Xhelili
Nga e majta: Anton Marku, Hazir Mehmeti, Dan Kosumi,
Amir Januzaj, Besim Xhelili dhe Ragip Dragusha
Edona Ramadani, anëtare e kryesisë 2012 - 2013

HISTORIKU I LIDHJES PËRMES PAMJEVE VIZUELE

Falënderojmë të gjithë miqtë që ishin, janë dhe do të jenë pjesë e këtij bashkërrugëtimit tonë.
Me ndihmën Tuaj, ne hapërojmë më lehtë drejt realizimit të përgjegjësive, synimeve, qëllimeve dhe vizioneve.

Më poshtë, nga videoja e promovimit të parë të Lidhjes para publikut dhe nga një përzierje fotografish,
gjejmë kujtime dhe përjetime nga aktivitete të ndryshme në Austri dhe jashtë saj.
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü