Fjala e Ambasadorit Vili Minarolli për Illyricum - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Botimet

Të dashur Krijues

Botimi i shoqatës "Illyricum" është një lajm po aq i mirëpritur sa ai i lindjes të një fëmije në familje. Shoqata "Aleksandër Moisiu" në Austri, pra familja e krijuesve shqiptarë në Austri, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, artistë të skenës, etj tani ka botim të sajin, pra ka fytyrën e saj, për ta prezantuar tek të tjerët. Revista është një vlerë tjetër e shtuar kulturore e shqiptarëve jashtë trojeve të tyre, që i bën ata të barabartë me të tjerët.

Ne, shqiptarët jemi krenarë me historinë tonë. Ndonëse ajo ka shumë raste përpjekjesh, për të na mohuar si nocion politik, për ndarje e copëtime të trojeve tona etnike, për genocid të shoqëruar me eksode biblike, për pastrime etnike dhe diktatura Orëelliane, ne mbijetuam dhe njëqind vjet pas shpalljes të Pavarësisë, jemi sot një komb i lirë dhe i bashkuar, në trojet tona etnike. Ne i mbijetuam çdo forme asimilimi dhe tjetërsimi kombëtar, pikërisht në saje të ndjenjës të pashuar të ruajtjes të identitetit kombëtar. Dhe në këto përpjekje, roli i atyre që e mbajnë të gjallë kulturën tonë, njerëzit e kulturës dhe të arsimit kombëtar, si themelin e identitetit tonë, është i pazëvendësueshëm.

Pa e zmadhuar aspak, në këtë vazhdë është edhe përpjekja e krijuesve shqiptarë në Austri, që sot janë bashkuar në shoqatën kulturore, "Aleksandër Moisiu". Në këtë vazhdë është përpjekja dhe puna e palodhur e mësuesve shqiptarë, që me dashuri u mësojnë fëmijve gjuhën amtare dhe na ngazëllejnë me këngët, recitimet dhe vallet e bukura nga trevat e ndryshme shqiptare, kur mblidhemi në gëzimet e përbashkëta kombëtare.

Të krijosh art është edhe dhunti. Por të krijosh art kombëtar, kur je për vite me rradhë larg atdheut është dashuri për vendlindjen dhe popullin tënd. Kjo është ajo ndjenjë e përbashkët që sot ju bashkon të gjithve juve krijuesve shqiptarë në Austri dhe që na e prezantoni si një krijesë të gjallë me revistën tuaj të sapolindur "Illyricum".

Rrugë të mbarë revistës në udhëtimin e saj të parë drejt ruajtjes të vlerave tona kombëtare!
Urime nismëtarëve dhe suksese krijuesve!

Me shumë respekt,
Vili Minarolli



Dr. Vili Minarolli
ish Ambasador i Shqipërisë në Austri
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü