Fjala e Ambasadorit Sabri Kiçmari për Illyricum - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Botimet

Në Austri janë mbajtur me dhjetëra manifestime për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Jam munduar që të jem prezent kudo, ku janë organizuar manifestimet e tilla, me qëllim që të njoh nga afër mendimet, emocionet dhe synimet e bashkatdhetarëve tanë. Jam gëzuar shumë që në pjesën dërmuese të manifestimeve kemi qenë së bashku me mikun tim Ambasadorin e Shqipërisë në Austri  Dr. Vili Minarolli. Ishin manifestime të dinjitetshme, që pasqyrojnë shkallën e qytetarisë së bashkatdhetarëve tanë.
 
Anëtarët e Shoqatës Kulturore “Aleksandër Moisiu” kanë vendosur që 100  Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ta shënojnë në mënyrën e tyre – përmes publikimit të një libri të përbashkët me autorë shqiptarë, që jetojnë në Austri. Është kjo një mënyrë shumë e mirë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme të kombit tonë. Prandaj e pranova me kënaqësi dëshirën e Kryesisë së Shoqatës Kulturore “Aleksandër Moisiu” për të marrë pjesë më një Fjalë Hyrjeje në këtë botim.
 
Hegeli mbron mendimin se populli që nuk gjen njohje, i duhet të prodhojë njohjen, përmes bërjes së historisë. Një mendim i tillë gjenial ju përshtatet shumë zhvillimeve në kombin tonë. Detyrë e shkrimtarëve dhe artistëve është jo vetëm pasqyrimi i së kaluarës së ndritshme të kombit tanë, por edhe orientimi drejt së ardhmes i tij. Klima politike e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës ka ndikuar në fuqizimin e ndjenjës së përbashkët. Kjo ndjenjë përbashkësie shoqërohet me një orientim unik të shqiptarëve drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke ruajtur dhe zhvilluar miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është më shumë se një rreshtim i thjeshtë drejt vlerave të demokracisë, paqes dhe mirëqenies, është edhe mishërim me të ardhmen e përgjithshme në një botë të lirisë dhe pavarësisë.
 
Lexuesi  i këtij libri do të ketë mundësinë të njohë nga afër ndjenjat artistike të  autorëve, që për arsye të ndryshme janë gjendur në Austri, janë mbledhur së bashku dhe kanë vendosur të krijojnë fillimisht një Shoqatë, dhe më pas të shkruajnë një libër të përbashkët. Përderisa titulli i librit simbolizon rrënjët e kombit shqiptar – Ilirinë, Shoqatën e kanë emërtuar me emrin e Artistët të Madh “Aleksandër Moisiu”.

Në emrin tim dhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë ju dëshiroj sukses!




Dr. Sabri Kiçmari
ish Ambasador i Kosovës në Austri

@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü