Antologjitë - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Botimet
ANTOLOGJITË E LIDHJES
LSHKSHA "Aleksandër Moisiu", Vjenë në bashkëpunim me Galaktikën Poetike "Atunis", Prishtinë botuan numrin 2 të antologjisë "Illyricum", prezantimi i së cilës u bë në orën letrare për nder të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2017 në Vjenë. Botimin e kësaj antologjie e financuan firmat shqiptare nga Vjena "Vinca-Hausservice", me pronar Samed Vinca dhe firma "Polisi Gartencenter" me pronar Astrit Polisi.

Në këtë antologji prezantohen vetëm 12 krijues shqiptarë nga të gjitha viset e Austrisë, ndonëse në Austri jetojnë më shumë se kaq krijues, por të cilët për njërën apo tjetrën arsye nuk shprehën interes të jenë pjesë e kësaj antologjie. Në brendi të kësaj antologjie kanë gjetur vendin krijime të ndryshme si poezi, prozë, piktura etj. Parathënien e kësaj antologjie e kanë zbukuruar me fjalët e tyre ambasadori i R. së Shqipërisë në Austri z. Roland Bimo dhe ai i R. së Kosovës në Austri z. Sami Ukelli.

2018 pritet të del nga botimi edhe versioni në gjermanisht i numrit 2 të antologjisë "Illyricum".

Të krijosh art, letërsi, prozë e poezi, pikturë dhe muzikë, është të japësh një pjesë nga vetja për të mirën e përbashkët. Të prodhosh ushqim shpirtëror për bashk-atdhetarët larg atdheut është një kontribut i vyer për letrat shqipe në përgjithësi, por edhe për lartësimin e tyre në nivelin e kulturës dhe artit evropian. Meritë e veçantë e LSHKSHA është promovimi i vlerave të artit dhe kulturës shqiptare tek publiku austriak dhe gjermanofolës. Ky dimension rrit ndjeshëm vlerat e përpjekjeve të krijuesve shqiptarë në Austri. Lidhjet e krijuesve shqiptarë me kolegët e tyre austriakë P.E.N. Klub janë të admirueshme dhe sjellin kulturën tonë të lashtë më pranë një publiku evropian.

“Illyricum 2” përbën një gur kilometrik me shumë vlera dhe jam i sigurt se lexuesi merr në dorë një publikim edukativ, i cili i mbledh të gjithë bashkëkombësit rreth një qëllimi dhe objektivi të përbashkët.




Roland Bimo
Ambasador i Shqipërisë në Austri

Pas publikimit të antologjisë "Illyricum" në gjuhën shqipe, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu" botoi edhe versionin në gjermanisht të kësaj antologjie. Këtij versioni iu shtuan disa krijues/e më shumë dhe ky botim doli në bashkëpunim me PEN Klubin austriak dhe SHB "Plattform Martinek" dhe me një parafjalë të kryetarit të PEN Klubit austriak z. Helmuth A. Niederle.

Tash krijuesit shqiptarë kanë një fytyrë para lexuesve vendas dhe të huaj që jetojnë në Austri, por edhe gjithandej hapësirës gjermanofolëse. Përkthimin në gjermanisht e bëri z. Kurt Gostentschnigg.

Ky botim ka gjithsej 112 faqe dhe u finansua nga disa sponsorë si Dhoma Ekonomike e Vjenës, Klubi Futbollistik "SV Albania", Vjenë, Piceria "Sole" me pronar z. Aki Nuredini, "Euro Fenster und Türen" me pronar z. Isamedin Emini, Agjencioni Turistik "Luli", "Megibau" dhe "Cafe Safari 2". Gjithashtu një kontribut dhanë z. Arbër Marku, z. Januz Saliuka, z. Tahir Turkaj dhe z. Xhemë Karadaku.

Këtë antologji mundeni ta porositni direkt tek bashkëbotuesi ose tek ne. Porosinë e dërgojmë kudo që të jetë, nëse harxhimet e postës i merr përsipër porositësi/ja.


Disa shkrime mbi botimin e dy antologjive të LSHKSHA




Botimin e kësaj antologjie e ndihmuan:
          


Publikimi i antologjisë "Illyricum"

Me rastin e manifestimeve për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu" me seli në Vjenë botoi antologjinë e parë të përbashkët dhe të parë të këtij lloji të krijuesve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri. Kjo antologji u titullua "Illyricum".

Në brendinë e kësaj antologjie gjetën vendin krijime të ndryshme nga zhanre të ndryshme krijuese si poezi, prozë, publicistikë, pikturë, skulpturë etj. Bashkëbotues ishte SHB "URA" nga Prishtina, ndërsa finansimi i botimit dhe shtypjes u mundësua nga participimi proporcional i krijuesve të prezantuar në këtë antologji. Kjo antologji ka gjithsej 114 faqe dhe mundet të porositet për një çmim prej 5 Euro pa përfshirë harxhimet e postës. Marrim porosi nga e gjithë bota dhe antologjinë jua dërgojmë kudo që të jetë, nëse harxhimet e postës i merr përsipër porositësi/ja.

Ne i mbijetuam çdo forme asimilimi dhe tjetërsimi kombëtar, pikërisht në saje të ndjenjës së pashuar të ruajtjes së identitetit kombëtar. Dhe në këto përpjekje, roli i atyre që e mbajnë të gjallë kulturën tonë, njerëzit e kulturës dhe të arsimit kombëtar, si themelin e identitetit tonë, është i pazëvendësueshëm.

Pa e zmadhuar aspak, në këtë vazhdë është edhe përpjekja e krijuesëve shqiptarë në Austri, që sot janë bashkuar në shoqatën kulturore, “Aleksandër Moisiu”. Në këtë vazhdë është përpjekja dhe puna e palodhur e mësuesve shqiptarë, që me dashuri u mësojnë fëmijëve gjuhën amtare dhe na ngazëllejnë me këngët, recitimet dhe vallet e bukura nga trevat e ndryshme shqiptare, kur mblidhemi në gëzimet e përbashkëta kombëtare.

Të krijosh art është edhe dhunti. Por, të krijosh art kombëtar, kur je për vite me radhë larg atdheut është dashuri për vendlindjen dhe popullin tënd. Kjo është ajo ndjenjë e përbashkët që sot ju bashkon të gjithve juve krijuesve shqiptarë në Austri dhe që na e prezantoni si një krijesë të gjallë me antologjinë tuaj të sapolindur “Illyricum”.

Rrugë të mbarë antologjisë në udhëtimin e saj të parë drejt ruajtjes së vlerave tona kombëtare! Urime nismëtarëve dhe suksese krijuesve!





Dr. Vili Minarolli
ish Ambasador i Shqipërisë në Austri
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü