Anëtarësia - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

FORMA E ANËTARËSIMIT NË LIDHJEN TONË

Të nderuar krijues dhe krijuese,
ne mirëpresim anëtarësimin tuaj në Lidhjen tonë. Së bashku mundemi të arrijmë më shumë.

Vendosni për formën e anëtarësimit dhe na dërgoni formularin nga rubrika e mëposhtme. Bashkëngjitni këtij formulari kërkesën tuaj në detaje për anëtarësim, duke na treguar se në cilën fushë të anëtarësimit dëshironi të rënditeni. Bashkëngjitni dhe fotografinë tuaj, botimet e deritanishme, mundësitë e kontaktimit etj.

Zakonisht krijuesit që merren me shkrime dhe kanë të botuar ndonjë vepër munden të anëtarësohen si anëtarë të rregullt, ata që në përgjithësi e ndihmojnë Lidhjen me kontributin e tyre financiar munden të anëtarësohen si anëtarë jo të rregullt, kurse si anëtarë nderi munden të anëtarësohen ata që për merita të ndryshme emërohen si të tillë. Anëtarët e nderit munden të propozohen edhe nga anëtarët e rregullt, jo të rregullt apo nga dikush tjetër.

Sipas paragrafit 4 nga statuti i Lidhjes, ekzistojnë disa forma të anëtarësisë në Lidhjen tonë:

- Anëtarë të rregullt
- Anëtarë jo të rregullt dhe
- Anëtarë nderi

1.  Anëtarë të rregullt janë ata të cilët plotësisht janë aktiv në aktivitetet e Lidhjes
2.  Anëtarë jo të rregullt janë ata përkrahës të Lidhjes, të cilët e përkrahin dhe mbështetin aktivitetin e Lidhjes,
    para së gjithash me pagesën e një shume më të madhe të anëtarësisë.
3.  Anëtarë nderi janë ata të cilët për merita të veçanta janë emëruar si të tillë.
@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü