Aktualitete - Moisiu

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri

"ALEKSANDËR MOISIU"
                Vjenë, Austri
Nr. Regj.: 746750400
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Të nderuar/a mikesha dhe miq,

kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për një lajm të mirë nga PEN Klubi i Austrisë (www.penclub.at). Kjo organizatë e rëndësishme kulturore zyrtarisht na njoftoi se kryesia e saj ka vendosur që të aprovojë kërkesat për anëtarësim të dy anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (www.moisiu.at) dhe të pranojë në radhët e saj shkrimtarët shqiptarë me banim në Austri, Besim Xhelilin dhe Anton Markun. Ky vendim është një sukses i konsiderueshëm për Lidhjen tonë, i cili hap dyert edhe për anëtarësime tjera të krijuesve shqiptarë në Austri. Krijuesit Anton Marku dhe Mërgim Osmani u pranuan edhe si anëtarë të rregullt të Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë (http://www.oesv.or.at/home.html).

Është me shumë rëndësi kyçja e krijuesve shqiptarë në qarqet e ndryshme letrare dhe kulturore austriake, duke ndërlidhur kështu vlerat mes dy kulturave dhe duke u bërë urë shkëmbimesh e aktivitetesh të ndryshme. Në ndërkohë vlen të themi se niveli krijues i krijuesve shqiptarë nga Austria po shënon një rritje, dhe pikërisht këmbimi i përvojave dhe organizimet e ndryshme të përbashkëta janë një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Urojmë edhe krijuesit e tjerë të anëtarësohen sa më shumë aty ku do të gjejnë dyert e hapura dhe ju dëshirojmë suksese!

KONKURSI LETRAR 2017

Të dashur anëtarë të LSHKSHA "Aleksandër Moisiu",

të nderuar miq,

për herë të dytë po arrijmë të hapim konkursin letrar në Austri, edhe atë kësaj radhe me ndihmën e Ministrisë së Diasporës së Kosovës, e cila me një donacion tashmë të njohur për ju, na siguroi realizimin e këtij projekti për këtë vit.

Djathtas gjeni shpalljen e konkursit dhe luteni, sipas dëshirës dhe mundësive tuaja, të dërgoni krijimet e juaja (prozë dhe poezi), sipas kushteve dhe afatit të dhënë në shpallje. Gjithashtu luteni që këtë shpallje ta përcillni tek ata që merren me shkrime (me banim në Austri) dhe kanë dëshirë të konkurrojnë. Sa më shumë që konkurrojnë, aq më mirë, dhe të gjithë jemi aq më afër qëllimit që të rritet konkurrenca dhe niveli i krijimeve tona.

Ju mirëpresim në orën e madhe letrare për nder të 28 Nëntorit këtu në Vjenë, ku dhe do të bëhet ndarja e çmimeve të konkursit, ndarja e mirënjohjeve dhe leximi i krijimeve të konkursit. Ftesa do t’ju dërgohet me kohë dhe do të publikohet gjithandej në rrjet.

Shkrimi me detajet në:  

Me respekt,
Kryesia

KONKURSI LETRAR 2017

VËREJTJE!

Të dashur miq,

konkursi letrar në Austri 2017 mbaroi, mu ashtu siç edhe me kohë ishte i shpallur gjithandej. Ai ishte i hapur nga 1 tetori 2017 deri më 31 tetor 2017. I falënderojmë të gjithë ata që dërguan krijimet e tyre dhe ju dëshirojmë suksese. Krijimet që na kanë ardhur, tanimë janë para jurisë në përbërje si në fotografinë bashkëngjitur djathtas. E falënderojmë jurinë për gatishmërinë të jenë pjesë e këtij aktivitetit tonë dhe për kohën që ndau për vlerësimin e krijimeve që na kanë arritur. Ajo do të përmbyll proçesin e vlerësimeve më 8 nëntor 2017, kurse shpallja e fituesve bëhet më 10 nëntor 2017. Na priftë e mbara të gjithëve dhe mirë se shihemi në orën letrare për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit më 28 nëntor 2017, këtu në Vjenë. Ftesat do të shpërndahen dy javë para datës së dhënë.

@ 2017

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri
"ALEKSANDËR MOISIU", Vjenë
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü